Në ditën e fundit të Panairit Klik Ekspo Grup, start-ip më i mirë u zgjodh Bibliotekcafe, një projekt i të rinjve të Elbasanit.
Sidrit Balla: Nisi si ide mes miqsh. Me kalimin ekohës vumë re që kishte bazament më të fortë. Kishte potencial dhe me zhvillimin e saj kishim si hap të parë krijimin e një rrethi ku mund të përfshiheshin adoleshentët.
Helen Velko: Projekti synon t’i largojë të rinjtë nga kafenetë. Ne kemi menduar t’u ofrojmë të rinjve një tjetër perspektivë për të parë librin dhe kafen së bashku.



