Mendoj se ne do të kemi një inteligjencë artificiale që është më e zgjuar se çdo njeri ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kështu tha miliarderi Elon Musk gjatë një interviste në X me Nicolai Tangen, kreun e Norges Bank Investment Management.
Në vitin 2016, ai parashikoi gabimisht se brenda dy viteve do të ishte e mundur që një Tesla të lëvizte në mënyrë autonome nga Nju Jorku në Los Anxhelos. Në të njëjtin vit ai tha se kompania e tij e raketave SpaceX do të fluturonte në Mars në vitin 2018, por ende nuk ka bërë.



