Tentuan të kontrabandonin 1800 litra naftë nga Maqedonia e Veriut, 3 të arrestuar në Qafë Thanë

Tentuan të kontrabandonin 1800 litra naftë nga Maqedonia e Veriut, 3 të arrestuar në Qafë Thanë

Tre persona janë arrestuar pasi tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut, 600 litra naftë që e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.          

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur tre raste të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.  

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. 

Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy