Detajet nga ekzekutimi në Fier/ Demir Backa u vra në sytë e djalit (VIDEO)

Detajet nga ekzekutimi në Fier/ Demir Backa u vra në sytë e djalit (VIDEO)

Dëshmia e djalit 29 vjeçar të viktimës së atentatit të së dielës në qendër të Fierit, ka mundur të shoh nga afër autorët e vrasjes.

Demir Backa u qëllua në mjetin e tij në parkingun e një qendre tregtare, në orën 20:4o min.

Në çastet e para, para ekzekutimit, njëri prej autorëve, i pamaskuar, mësohet të ketë komunikuar me djalin e viktimës.

Autorët e vrasjes kanë ndaluar fare pranë vikamës duke qëlluar me breshëri automatiku nga të dy krahët, për të qenë të sigurt se objektivi ishte eliminuar.

Djali i viktimës, dëshmitar okular në vendngjarje, ka kërkuar nga autorët që ta vrisnin dhe atë, por njëri prej tyre i është përgjigjur se ishin aty vetëm për Demir Backën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se personat e dyshuar për këtë eliminim fizik të një prej biznesmenëve më të njohur të Fierit, ishin vravës me pagesë.

Autorët janë disa dhe për njërin prej tyre po punohet me identikin, falë dhe dëshmisë së djalit të viktimës.

Përfshirja në një debat verbal mes viktimës dhe një prej prej personave me shumë influence në Fier, ka vijuar për disa vite, duke mos shuar gjakrat.

Mësohet se vite më parë, në debatin që përfundoi me goditje fizike mes dy personazheve të njohur, viktimës i është dhënë paralajmërimi i fundit.

Eksponenti i OFL, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare, i cili është dhe personi i dyshuar se pagoi vrasjen e Demir Backës, e ka paralajmëruar këtë të fundit që pas goditjeve ta vras, se në të kundërtën s’do të kishte më mundësi për ta bërë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy