Lëkundjet në ishullin grek, Guri: Vijon situata kritike në Santorini, kjo dukuri do të marrë kohë (VIDEO)

Lëkundjet në ishullin grek, Guri: Vijon situata kritike në Santorini, kjo dukuri do të marrë kohë (VIDEO)

Ishulli i Santorinit vazhdon të përballet me lëkundje të tokës, që kanë filluar që nga fundi i muajit janar dhe që kanë shtuar shqetësimet për banorët dhe vizitorët, duke i detyruar autoritetet greke të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar mbrojtjen e jetëve dhe infrastrukturën.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN  Live gazetari Etmond Guri u shpreh se situata vijon të jetë kritike pasi bëhet fjalë për aktivizim vullkanik i cili sjell dhe lëkundjet e shpeshta.

Ai tha se ka rritje të valës sizmike dhe se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve dhe se sipas tij kjo gjendje e jashtëzakonshme mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Situata vazhdon të jetë kritike dhe shqetësuese, ka larmi mendimesh nga shumë profesorë që ndjekin nga afër fenomenin. Santorini përveçse është dukuri sizmike njihet nga shumë qendra sizmologjike për shkak të shumë legjendave që lidhen me antikitetin dhe kjo bënë që shumë njerëz të largohen nga ishulli për shkak të lëkundjeve me intensitet të lartë.

Dukuria duket sikur do të zgjasë, ka qenë e ngjashme dikur në vitet ’90, por zgjati shumë pak ditë dhe u shua. Mendimet janë që nuk ka një tërmet kryesorë që do krijonte kurbën sizmike, por duke marrë dhe faktet se bëhet fjalë për aktivizim vullkanik në Santorini bënë që të krijohen këto lëkundjet e shpeshta.

Pyetur nëse janë evakuuar 100% banorët në ishull dhe sa janë dëmet e shkaktuara, Guri tha se në ishull jeton një përqindje e vogël banorësh që i përkasin kryesisht emergjencave, shkencëtarë apo grupet e sigurisë.

Aktiviteti sizmik jo që s’ka rënie, por ka shtim të tyre dhe janë lëkundje të shpeshta. Kishte një rënie të vogël para pak ditësh, por në ditët e fundit ka shtim të lëkundjeve dhe aktivizimi i llavës shkakton këto lëkundje.

Një tjetër mendim është se nuk ka shkaqe që të kemi një termet të madh, për këtë janë marrë masa që në ishull të mos ketë banorë dhe qeveria greke është duke e ndjekur nga afër këtë dukuri. Dëmet janë jo të konsiderueshme me vetëm disa plasaritje dhe çarje të banesave të vjetra.

Pishinat janë zbrazur dhe janë marrë masa për portin e evakuimit dhe ndërtesave të vjetra që mund të shemben.

Sa i përket ndërtimit të portit të evakuimit në Santorini, ai tha se kjo dukuri do të marrë kohë dhe duke qenë se terreni aty është i vështirë ëhstë menduar për këtë port.

Janë treguesit që japin të kuptojnë se kjo dukuri do të marrë kohë, mund të zgjasë deri në 6 muaj dhe duke marrë parasysh se terreni në Santorini është i vështirë shkëmbor.

Në një moment sizmik do ishte fatale për ata që ndodhen në ishull për tu larguar nëse do kishte erozione, për këtë është menduar që në raste emergjente të ketë një port që s’do ishte i përshtatshëm për të bërë evakuimin e të gjithë qytetarëve apo personaliet që ndodhet në ishull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy