
Një pjesë emirë e emigrantëve që jetojnë në Itali kanë nisur të largohen nga Shqipëria pas përfundimit të festave të fundvitit.
Gazetarja Ervina Garo e përqendruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit bën me dije se fluksi ka nisur nga data 2 dhe 3 janar, ku shprehet se qytetarët nuk kanë pasur ankesa për vonesa apo radhë të gjata, ndërsa theksoi se po punohet me 26 sportele.
Këtu ka nisur fluksi i kthimeve të udhëtarëve nga dita e djeshme, ku në dalje janë regjistruar rreth 3000 udhëtarë. Pritet që ky fluks të vijojë deri në datën 9 janar 2023 dhe Porti i Durrësit ka vendosur të ketë udhëtime të dyfishta për të përballuar këtë fluks. Tragetet kanë realizuar deri tani 7 lundrime dhe deri tani nuk janë shfaqur problematika si në raport me radhët e gjata, ashtu dhe për kontrollet e përforcuara pasi aktualisht janë në funksion 26 sportele. Sa i përket krahasimit me një vit më parë numri i udhëtarëve që kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri është më i lartë se ai një viti më parë.



