Pezullimi i Ballukut/ Kryeministria dërgon në Kushtetuese vendimin e GJKKO-së

Pezullimi i Ballukut/ Kryeministria dërgon në Kushtetuese vendimin e GJKKO-së

Sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama, Kryeministria e ka depozituar në Gjykatën Kushtuese vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

 

Më herët në konferencën e përbashkët me Marta Kos, kreu i qeverisë e konsideroi vendimin e GJKKO  “një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”.  

 

Po ashtu Rama bëri me dije se aktualisht nuk do të ketë një zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë në funksion. 

 

"Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për periudhën që flasim qeveria s’ka zv.kryeminstër dhe një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy