Nis largimi i kryetarëve të komunave në veri/ Vendimi nga qeveria Kurti, afat deri më 1 shtator

Nis largimi i kryetarëve të komunave në veri/ Vendimi nga qeveria Kurti, afat deri më 1 shtator

Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të vendit. Përmes një vendimi të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është miratuar fillimi i procedurave pas dakordësisë së kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi, kryesues i grupit të punës është Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë janë Xhevat Tava, Fetije Begollin e Flurim Arifin. Bashkimi Europian ka kërkuar dorëheqjen e tyre, si një mënyrë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, por qeveria e Kosovës po përgatitet për t’i larguar ata përmes “iniciativës qytetare”. Afati për përmbylljen e procedurave është 1 shtator. Ndërkohë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Deklarata e Ambasadorit Hovenier erdhi pasi policia e Kosovës është pajisur me 250 kamera trupit dhe 113 të instaluara në makinat e policisë, një projekt i financuar nga Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Një pjesë e këtyre kamerave, do të shpërndahen edhe në veri të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy