Kuvendi ka miratuar mbrëmë me 80 vota pro projekt-buxhetin për vitin 2017. Seanca maratonë ka përfunduar me miratimin nen për nen vetëm me votat e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Kuvendi miratoi gjithashtu edhe rritjen e pagave në institucionet Kushtetuese.
Kuvendi ka votuar edhe projektligjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.
Ndërsa nuk është miratuar propozimi i LSI për koncesionin e laboratorëve. Propozimi mori 39 vota pro, 63 kundër dhe 2 abstenime.



