
Në një takim me disa nga financuesit kryesorë të fushatës amerikane, në një hotel luksoz në Nju Jork, ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në mënyrë eksplicite se nëse do të ishte president ai “do të kishte bombarduar Moskën dhe Pekinin nëse Rusia do të kishte pushtuar Ukrainën ose Kina do të kishte pushtuar Tajvanin”.
Lajmi raportohet nga Washington Post.

Trump e ka përmendur rrallë Ukrainën në muajt e fundit. Vitin e kaluar, ai pretendoi se do ta “zgjidhte” luftën në më pak se një ditë.
Në muajin prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne, por është gjithashtu e rëndësishme për ne! Të lëvizë Europa!”



