
Një 35-vjeçare është aksidentuar rëndë pasditen e sotme në mbikalimin e Saukut.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, për ti dhën ndihmën e parë të aksidentuarës, por shoferi i makinës e ka dërguar vetë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore 35-vjeçaren.
Sipas iformacioneve të policisë, "Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore".
27-vjeçari është kapur nga policia dhe është dërguar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.



