
Një sherr me thika mes kushërinjve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Taç të Ersekës.
Në konflikt thuhet se janë përfshirë pesë persona, ndërsa arsyeja ka qenë zaptimi i tokave. Shumë prej të përfshirëve në këtë konflikt, që alarmoj fshatin, jetojnë jashtë vendit.
Për rrjedhojë një prej të përfshirëve ka mbetur i plagosur, ndërsa është dërguar në spitalin e Ersekës ku po merr trajtimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për personat e tjerë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, policia ka vendosur t’i shoqërojë në komisariat.
Ndërkohë si pasojë e këtij konflikti ka mbetur e plagosur edhe një grua. Kjo për shkak se ne tentativë për t’u larguar sa më shpejt nga vendi i ngjarjes, një nga të përfshirët e ka përplasur me makinë. Nuk dihet saktësisht gjendja e gruas në fjalë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



