Marku: Muzeu i Spaçit nuk mund të shkëputet nga vendndodhja, Repsi s’ka lidhje me burgun

Marku: Muzeu i Spaçit nuk mund të shkëputet nga vendndodhja, Repsi s’ka lidhje me burgun

Anëtari i Komitetit të Autoritetit për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gjergj Marku, kundërshton planin e menaxhimit të ish burgut të Spaçit dhe idenë për ta ngritur muzeun në Reps.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se aktualisht ka nisma nga organizata dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, për bërjen e burgut të Spaçit, që të jetë jo në pjesën e burgut të kategorisë së dytë si menaxhim, por të jetë kombëtar.

Nuk e dimë pse muzeu u zhvendos në Reps, nuk mund të jetë i zhveshur nga vendi. Duhet të jetë aty ku ndodh ngjarja.

Shumë individë ishin kundër largimit të këtij muzeu për ta bërë në Reps.

Nëse do bëjmë një muze të shkëputur nga burgu famëkeq i Spaç, i cili ka një histori të egër, nuk ka kuptim.

Nuk mund ta ndajmë vendqëndrimin e burgut të Spaçit nga muzeu.

I thonë burgu i Spaçit, se atje ka qenë ish-kampi i përqendrimit, kanë qenë mbi 2 mijë persona në këtë burg, që kanë bërë punë të papaguar, kanë bërë kilometra tunele.

Kam qenë kundër bërjes së muzeut në Reps. Asgjë nuk e pengon që muzeu të jetë te burgu i Spaçit, se atje është galeria, dhoma e izolimit.

Repsi nuk ka lidhje me burgun e Spaçit. Duhet të bëhet muzeu aty ku janë njerëzit.

Arsyeja për ta çuar në Reps, është rruga që nuk është e mirë. Mund të jetë Rruga e Kombit, ku në Reps i bie më afër.

Por vizitori duhet ta njohë dhe prekë me dorë atë që ka ndodhur në burgun e Spaçit.

Investimi kryesor duhet bërë në vendin e ngjarjes. Po qe për ta zhvendosur, e sjellim në Tiranë...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy