“Një grup deputetësh janë për grevë”, Korreshi: 20 shkurti nuk është kulmi ku do të “rrëzohet” Rama. S’ka skenarë lufte (VIDEO)

“Një grup deputetësh janë për grevë”, Korreshi: 20 shkurti nuk është kulmi ku do të “rrëzohet” Rama. S’ka skenarë lufte (VIDEO)

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi gjatë një interviste me gazetarin e MCN Tv, Mariglen Kume tha se aksioni i opozitës duhet të përshkallëzojë në ngujim ose grevë pasi një situatë e tillë në Parlament nuk mund të vazhdojë.

Korreshi tregoi detaje nga protesta e 20 shkurtit ku sqaroi që askush nuk duhet të flasë për skenarë lufte, por në atë ditë edhe pse nuk ka pretendime që do të rrëzohet Rama, do shprehet revolta e qytetarëve dhe do të përçohet mesazhi i bashkimit të opozitës.

Besoj se një aksion i tillë duhet të ishte agravuar. Ka qenë mendimi im se s’kemi pse vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Jam për ngujim ose grevë se ndryshe do vazhdojë e njëjta situatë. Nuk ka qytetar që nuk është pajtuar me tre kërkesat e opozitës.

Unë mendoj që duhet të diskutojmë me grupin parlamentar. Një grup deputetësh ka shprehur këtë mendim, këtë qasje. Nuk duhet të ketë situatë të tillë. Ose të agravojmë gjënë, ose t’i kthehemi normalitetit.  

20 shkurti nuk është kulmi, është mesazhi i parë për të thënë që njerëzit e kanë ngjallur interesin opozitar, është për të treguar që njerëzit janë të revoltuar dhe nuk bashkohen me këtë qeveri. Nuk mund t’ia lënë të gjithën datës 20 shkurt.

Opozita dhe as nuk pretendon njeri që Rama të rrëzohet me 20 shkurt. Krijon një përçim tjetër, një imazh tjetër nga mola që hëngri opozitën. Është mënyrë për të përçuar që edhe demokratët në bazë kanë një tjetër qasje.

Do lëmë njerëzit të shprehim revoltën e tyre, e kanë të drejtën e  tyre. Europa i ka mbushur institucionet me pleh, kanë bllokuar rrugët. Ndonjëherë duhet cenuar liria e tjetrit për të kuptuar që ky shtet nuk ka sundimtarë. Njerëzit do reagojnë. Mënyra si do reagohet? Mos të flasim për skenarë lufte. Nuk kemi asgjë tjetër veç  protestës qytetare, për të manifestuar revoltën ndaj kësaj qeverie.

Lidhur me vizitën e Blinken-it, Korreshi tha se Sekretari amerikan i Shtetit duhet të kishte gjetur dhe një 5 minutësh për të takuar edhe përfaqësues të opozitës, dhe të dëgjonte direkt nga deputetët shqetësimet e tyre.

Mirësevjen Blinken! Ne jemi e para parti proamerikane në Shqipëri. Nuk ka si të mos jetë ndryshe. Ne jemi proamerikanë dhe proeuropianë. Do kisha dëshirë që Blinken të dëgjonte opozitën. S’do të kishte gjë të keqe për ta dëgjuar direkt shqetësimet dhe kauzën. Mirësevjen, por mirë është ta dëgjosh. Ishalla e pranon ftesën për një 5 minutësh me opozitën.

I ndalur edhe një herë tek protesta, Korreshi tha se fermerët e zonave të Myzeqesë do të bëhen pjesë e protestës së 20 shkurtit. 

Do vijnë me mënyrat e tyre demonstrative. A do ketë çadër nuk mund ta them. Fermerët kanë kërkuar që të kenë hapësirën e tyre. Mundësinë e tyre. Do të jenë të shumtë, jo vetëm nga Lushnja, por edhe nga Berati, Fierit. Pjesa e Myzeqesë do të jetë e përfaqësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy