Problemi për ne është koha, dua të nënvizoj se tani është një moment kritik për Ukrainën.
Është shumë e rëndësishme që paketa e ndihmës të miratohet këtë muaj (nga Kongresi i SHBA), sepse po na kushton jetë.
Kështu tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andry Yermak në një intervistë për Politico.
"Goditja e fortë që ka Ukraina ka pësuar në tre javët e fundit është pjesë e fushatës ruse përpara një ofensive të madhe e cila mund të fillojë në fund të majit ose në fillim të qershorit”, tha më tej Yermak.
Pa sistemet e mbrojtjes ajrore është e pamundur të mbrohen qytetet tona.



