
Aktorja Julia Ilirjani ka vendosur të hyjë në politikë dhe ka kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si pjesë e listës së hapur për Qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për “MCN Informacion”, Ilirjani shpjegoi se ky vendim ka ardhur natyrshëm për të, duke theksuar se Shqipëria po shkon drejt një diktature dhe se rrogat e qytetarëve nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar.
Ilirjani kritikon ashpër standardet jetike të qytetarëve, duke theksuar se aludimi i PS-së për pasaportën evropiane është i papranueshëm kur nuk ka standarde të nevojshme për t’u futur në Evropë.
Unë i kam përjetuar vetë ndryshimet në Shqipëri pas një emigrimi të gjatë në Amerikë, ku ndjeu se, pas kthimit, gjendja nuk ishte përmirësuar, pavarësisht disa investimeve në qytet, si lustra dhe piktura. Kostot e jetesës në Shqipëri janë shumë më të larta se rrogat, duke sjellë varfëri të thellë për shumë qytetarë.
Unë kam njohur artistë që marrin një rrogë prej 1 milion lekësh dhe paguajnë 700 mijë lekë për qiramarrje, e tashmë pas dhjetë vjetësh, ata duhet të bëhen të pasur apo të varfër. Unë se kuptoj se si munt ta tundesh atë pasaportën evropiane kur ti nuk ke asnjë standard për tu futur në Evropë.
Unë po merren me standardet jetike të njerëzve të cilat janë për të ardhur keq, shikoj njerëz që punojnë për 400 mijë l.
Varfëria është e dukshme, dhe ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim, vetëm për shkak të luksit që shihet në disa zona të Tiranës.
Unë i përket brezit të viteve '90, dhe se kam qenë gjithmonë e djathtë dhe se artistët, si natyrë, janë antikonformistë dhe nuk mund të pajtohen me regjimet që shkelin liritë e qytetarëve. Një artist duhet të jetë gjithmonë përpara shoqërisë dhe të luftojë për drejtësi.
Më tej, Ilirjani ka theksuar se qëllimi i PD-së është të sjellë rotacionin politik në Shqipëri dhe të rrëzojë diktaturën që ka mbajtur pushtetin për më shumë se 12 vjet.
PD-ja do të përdorë të gjitha format ligjore për të fituar mbështetje nga qytetarët dhe për të realizuar këtë rotacion.
Qëllimi ynë është të sjellim një rotacion politik të vërtetë dhe të heqim këtë diktaturë që ka mbajtur pushtetin për më shumë se një dekadë.
Ne respektojmë votën e qytetarëve dhe do ta luftojmë këtë betejë përmes asaj që është më e rëndësishmja – vota e qytetarëve.



