Ndryshon renditja, tumori në mushkëri nuk është më numri 1 në listën e kancerit

Ndryshon renditja, tumori në mushkëri nuk është më numri 1 në listën e kancerit

Kanceri i gjirit ka lënë pas kancerin e mushkërive si varianti më i shpeshtë i sëmundjes në shumë raste vdekjeprurëse. Këtë ndryshim të renditjes e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Zyrtarët e OBSH-së gjatë një konferencë të Kombeve të Bashkuara të martën, përpara 4 shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit, që synon ndërgjegjësimin dhe parandalimin e sëmundjes, thanë se për herë të parë pas dy dekadash, renditja e tumoreve më të rrezikshme ka ndryshuar.

"Për herë të parë, kanceri i gjirit tani është kanceri më i zakonshëm në të gjithë botën", tha Andre Ilbaëi, specialist i kancerit në OBSH.

Kanceri i mushkërive mbeti varianti më i zakonshëm i sëmundjes për dy dekadat e fundit, deklaroi Ilbawi, dhe tani ka rënë në vendin e dytë. Varianti i tretë më i shpeshtë i kancerit është ai kolorektal.

Eksperti vuri në dukje se mbipesha te gratë mbetet faktori më i zakonshëm i rrezikut, që ka kontribuar shumë në rritjen e numrit të të prekurave nga kanceri i gjirit. Variantet e ndryshme të kancerit pritet të bëhen më të zakonshme në dekadat e ardhshme ndërsa popullsia e botës dhe jetëgjatësia janë në rritje. Ndërsa në vitin 2020 u regjistruan rreth 19.3 milion raste, shifra pritet të rritet me 30%, në rreth 30 milionë në 2040.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy