Një grup shqiptarësh që kultivonin marijuanë në Britani kanë rënë në prangat e policisë.
Dhjetë shqiptarë u vunë në pranga për ngritjen e disa fermave në Gloucestershire. Pamjet e aksionit për arrestimin e tyre u transmetuan dy ditë më parë në emisionin e gazetarit Jeremy Kyle.
Operacioni për arrestimin e grupit të shqiptarëve është kryer në 11 tetor të vitit të shkuar.
Pas një hetimi 8-mujor, rreth 50 policë kontrolluan fermat ku kultivohej marijuana. Gjashtë të tilla dhe 5 prona të tjera ku vepronte ky grup u kontrolluan. Një sasi e madhe kanabisi u sekuestrua.
Kanalet e trafikut te kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredworth dhe zonat ku shqiptarët menaxhonin trafikun e lëndës narkotike.
Të arrestuarit
Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç



