Basha paralajmëron ultimatumin: Nuk tërhiqemi nga kauza

Basha paralajmëron ultimatumin: Nuk tërhiqemi nga kauza

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi sot se partitë opozitare do të zbatojnë vendimin për t’u çregjistruar në KQZ si një mënyrë për t’i hapur rrugë qeverisë teknike. Basha e bëri këët deklaratë gjatë fjalimit të sotëm në çadrën para Kryeministrisë, ku demokratët po protestojnë prej mëse 3 javësh.  

“Ti me kriminelë, unë me pedagoë; ti kundër ligjit, ne me ligjin; ti kundër zgjedhjeve, ne për zgjedhjet; ti për drejtësinë e kapur, ne për drejtësi të vërtetë.

Sot partitë opozita do të dorëzojnë në KQZ ultimatumin për zgjedhje të lira e të ndershme. Me hapin e sotëm opozita provon luajalitetin ndaj kauzës së çdo qytetari shqiptar. Klanet në pushtet guxuan të vënë në pikëpyetje gatishmërinë tonë për t’i qëndruar kauzës. Dje e morën me fjalë garancinë për këtë, sot do ta marrin me firmë e me vulë. Ne do të jemi këtu për një qëndrim të madh qytetar, kauzë europaine: zgjedhjet e lira e të ndershme. Qeverinë e ka kapur paniku dhe kur ne flasim, fusin kokën poshtë minderit”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy