Fileto me salmonelë, Panariti: I rrezikshëm, në momentin që identifikohet duet të merren masa rastike dhe jepet alarmi i kuq

Fileto me salmonelë, Panariti: I rrezikshëm, në momentin që identifikohet duet të merren masa rastike dhe jepet alarmi i kuq

Ish ministri i bujqësisë Edmond Panarfiti i ftuar në emisionin Të Paejkspozuarit në MCN TV ka komentuar skandalin e ndiodhur prej ditësh në vendin tonë ku mijëra ton mish pule me salmonelë ëhstë hedhur në treg.

Teksa shpjegoi se salmonela është një bakter shumë i përhapur në natyrë, ai shpjegoi se ky i zbuluar së fundmi përbën rrezik sepse prek dhe njerëzit përvec shpendëave.

Ai tha se kur identifikohet ky bakter në produktet me origjinë shtazore ose në produktet ushqimore në tërësi jepet alarm i kuq që të konsiderohet një diçka shumë serioze dhe masat janë drastike.

Salmonela është një bakter shumë i përhapur, është një enterobakter pra që popullon normalisht trakin intestinal. Është i përhapur shumë në natyrë, ndodhet në shumë specie. Salmuleve që është identifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i quajtur Salmonela Tifimurium, shkakton Tifon.

Është një salmonel, i cili është zonotike, pra prek edhe njeriun, se ka dhe salmonela që janë specifike për specien, për shembull, prek vetëm shpendin. Kurse kjo Salmolel, që është identifikuar nga instituti, është një salmolel që prek njeriun, prandaj, ka përbërë dhe përbën një shqetësim jashtëzakonisht të madh.

Më tej ai shpjegoi disa nga pasojat e salmonelës ku u shpreh se një prej tyre është një infeksion i lehtë i zorrëve me diarre, por mund të jetë dhe një infeksion shumë i rëndë.

Depërton mukozën e zorrët dhe futet në qarkullimin e gjakut, dhe kjo mund të ndodhë tek persona me imunitet të kompromentuar, me imunitet të ulur, që janë zakonisht moshat e avancuara, por edhe fëmijët që akoma nuk e kanë të konsoliduar imunitetin, këtu mund të kemi natyrisht forma të rënda që mund të jenë kërcënuese edhe për jetën, prandaj është një diçka shumë serioze.

Fakti është që kur identifikohet ky bakter në produktet me origjinë shtazore ose në produktet ushqimore në tërësi jepet alarm i kuq që të konsiderohet një diçka shumë serioze dhe masat janë drastike.

Pra, po të shikoni gjithë protokollet e masave që merren kur ky bakter identifikohet si i pranishëm në produktet ushqimore, në rastin tonë produkt me origjinë shtazore është konstatuar në një fileto të ngrirë pule që vjen nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian, vjen nga Brazili, prandaj çdo produkt që vjen nga këto vende të treta dhe që nuk vjen nga Bashkimi Europian konsiderohet i dyshimtë dhe vëmendja duhet të jetë e madhe.

I pyetur se çfarë masash duhet të marrin për të evituar sëmundjen nga salmonela, Panariti u shpreh se duhet të bëjnë kujdes që ta gatuajnë mirë.

Duhet të jap një mesazh për konsumatorin, natyrisht njerëzit konsumojnë mish pule, aq më tepër për standardin shqiptar të konsumatorit, që është dhe mish i lirë. Të bëjnë kujdes që ta gatuajnë mirë në rast. Një fileto pule futet në furrë në temperaturë dyqind gradë për të paktën njëzet minuta, arrihet temperatura kritike në pulpë prej mbi 70 gradë dhe asgjësohet, pra pak vëmendje.

Apo futja e këtij mishi në një tenxhere presioni për 10 minuta e asgjëson, por problemi nuk është se këtë e ke në dorë ti, por çfarë ndodh në fast food-et se ky është problemi.

Unë do t'i sugjeroja autoritetit kombëtar të ushqimit që të shkojë në fast food dhe të kontrollojë me termometër, qartë metër më metër, temperaturën e gatimit të filetove të pulës, po dhe filetove të mishit që vijnë nga vende me origjinë të tretë, ta bëjë këtë kontroll në mënyrë që t'i ofrojmë garancinë e duhur të konsumatorit dhe të qetësojmë opinionin publik.

Ka mekanizma për të parandaluar, dhe ky është një fat i madh për rastin e salmonelës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy