
Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live samiti BE-Ballkani Perëndimor përbën më shumë interes për Shqipërinë pasi lidhet me procesin e integrimit jo vetëm të vendit tonë, por edhe vendeve të rajonit.
Duke vijuar më tej, Kikia theksoi se të tilla konferenca janë mekanizëm i prodhuar nga BE për të mbështetur vendet e Ballkanit në procesin e përmbushjes së kritereve në mënyrë që t'i afrohen standardeve të unionit.
Sipas Kikikë, fakti që ky samit organizohet në Tiranë, nuk do të thotë që vendi ynë është disa hapa para fqinjëve në rajon dhe se vendet do të garojnë me projekte për të marrë fondet.
Ndërkohë që Samiti për Ukrainën ishte një ngjarje krejtësisht politike dhe synonte ekspozimin apo rikonfirmimin e një qëndrimi të përbashkët të vendeve të Europës Juglindore në raport me Ukrainën. Vendet pjesëmarrëse nuk kanë potenciale domethënëse për të mbështetur me mjete financiare ushtrinë e Ukrainës, por duhet të rikonfirmohej qëndrueshmëria e bllokut sa i përket mbështetjes ndaj Ukrainës dhe qëndrimit ndaj Rusisë.
Samiti që përbën më shumë interes për Shqipërinë është ai mes BE dhe Ballkanit Perëndimor se është një nga takimet që lidhet me procesin e integrimit jo vetëm të Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera të Ballkanit se janë në garën për të mbërritur në BE veç e veç apo në bllok, janë në përpjekje për të përmbushur kërkesat. Shqipëria ka mbaruar negociatat politike dhe në tryezë janë kapitujt që duhet të përmbushën njëri pas tjetrit në kuadër të hapjes. Nuk ka interpretime të tipit ‘na e bëjnë me hile’, kapitujt janë dokumente teknike ku vendet duhet të plotësojnë kushte. Nuk është çështje vendimmarrje politike.
Burokratët e Brukselit, vijnë me dosje, hapin dosje, duhet të dëshmosh ça ke bërë me hapa konkrete për çdo fushë. Janë një duzinë kapitujsh që do hapen njëri pas tjetrit. Të tilla konferenca janë mekanizëm i prodhuar nga BE për të mbështetur vendet e Ballkanit në këtë proces të përmbushjes së kritereve. Përmbushja nuk është thjesht të hartosh ligje për t’i pasur në letër, por procese që çojnë në rritjen e standardeve të demokracisë, të zbatimi të ligjit dhe këto janë hapa thellësisht të monitorueshëm.
Këtu nuk ka më flamuj, dekorata, ekspozime, fotografime, përqafime me liderë të tjerë. Ky mekanizëm që ka ngritur BE-ja dhe konkludon në këto samitet e përbashkëta që më herët organizoheshin në Berlin, por për herë të dytë vjen në rajon synon të mbështesë vendet e rajonit dhe me paketa jo të vogla financiare në mënyrë që këto vende të përparojnë në drejtim të rritjes së standardeve në mënyrë që t’i bashkohen BE-së. Nga Brukseli nuk do të vijnë thasë me para, e pohoi dhe Rama kur tha që Brukseli nuk është bankomat.
Brukseli ka krijuar këtë alternativë që vendet e rajonit të konkurrojnë me projekte. Këtu do të dalë në pah aftësia e secilit vend. Mekanizmi është një thes me para, por nuk mjafton të futësh dorën.
Ky mekanizëm do të bëjë diferencimin mes vendeve që janë në garën e vrapimit për të shkuar drejt BE-së. Do të shohim që ky mekanizmi i BE nuk është si ndihma ekonomike që qeveria ndan për të varfërit. Këtu nuk ka që Shqipëria dhe Serbia të marrin para sipas numrit të popullsisë, do operohet me projekte.



