Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte "naiv" në vitet e para të mandatit të tij lidhur me synimet e vendeve perëndimore, të cilat sipas tij dëshironin shpërbërjen të Rusisë siç kishte ndodhur me BRSS.
Në një intervistë me kanalin televiziv Rossiya-1 të raportuar nga Tass, Putin tha se ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Zbignieë Brzezinski kishte një plan për të ndarë Rusinë në pesë pjesë dhe për të shfrytëzuar burimet e saj.
"Janë të pakuptimta deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden sipas të cilave Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s nëse fiton luftën në Ukrainë", tha më tej Putin.



