“Fondet për Ukrainën janë jetike”, britanikët apel SHBA-së të votojë paketën në kongres

“Fondet për Ukrainën janë jetike”, britanikët apel SHBA-së të votojë paketën në kongres

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken dhe homologu i tij britanik David Kameron e cilësuan ndihmën ushtarake për Ukrainën jetike për sigurinë evropiane dhe amerikane, ndërsa i bënë thirrje Kongresit ta miratojë atë.

Dua të rikujtoj se shumica e fondeve shtesë do të investohen pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara, në industrinë tonë të mbrojtjes, për të prodhuar atë që i nevojitet Ukrainës, duke ofruar më shumë punë për amerikanët.

Ministri i Jashtëm britanik David Kameron kërkoi nga Uashingtoni të kalojë paketën e ndihmës në Kongres.

Nuk vij këtu për t’ju dhënë leksione apo për t’ju thënë çfarë të bëni, por si mik dhe se kam besim te ky vend. Besoj se është thellësisht në interesin tuaj t’i zhbllokoni ato fonde.

Paketa e re e ndihmës për Ukrainën që kap vlerën e 60 miliardë dollarëve është bllokuar në Kongres kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë.

Ndërkohë, rusët janë duke thelluar bashkëpunimin e tyre me Kinën. Lideri kinez Xi Jinping u takua me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Pas bisedimeve në Pekin, kryediplomati Lavrov tha se Kina dhe Rusia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në Euroazi për të kundërshtuar ndikimin amerikan. 

Në fushëbetejë rusët kanë goditur me drone infrastrukturën energjetike ukrainase ne Odesa dhe Mikolaiv.

Ndërkohë, Kievi ka hedhur poshtë akuzat e Moskës se ka goditur me dron centralin bërthamor të Zaporizhias.

Sulmet e fundit kanë sjellë frikë për një katastrofë të mundshme bërthamore në Zaporizhia, një ndër 10 centralet më të mëdhenj në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy