Bruna Çifligu në një rrëfim për karrierën: E kam nisur me lajmet nga bota, jam shumë kërkuese nga vetja

Bruna Çifligu në një rrëfim për karrierën: E kam nisur me lajmet nga bota, jam shumë kërkuese nga vetja

E ftuar në emisionin Zgjohu me MCN, gazetarja dhe spikerja e lajmeve Bruna Çifligu ka rrëfyer për karrierën e saj në të cilën tashmë numëron mbi 15 vite eksperiencë.

Ajo tregon se gjithçka ka nisur nga një televizioni vogël i cili aktualisht nuk ekziston më, dhe ishin pikërisht disa njerëz aty që i kanë sugjeruar dhe ekranin ku fillimisht nuk e ka pëlqyer veten, por që më pas nisi të ambientohej me komunikimin me kamerat.

Drupal Ad

 

 

 

Jam shumë e natyrshme dhe të qenurit vetvetja në çdolloj formati më ka bërë të jem kjo që jam, por fakti që jam unë duke i transmetuar lajmet në mënyrën si mendoj me atë butësinë time sepse nuk dal dot nga formati im.

Kam nisur që në 2007 në një tv të vogël që nuk ekziston më tani dhe kryesisht me lajmet nga bota, pastaj më sugjeruan të provoja njëherë lajmet.

Unë vetë jam shumë kërkuese dhe nuk më ka pëlqyer vetja por jam shtyrë nga të tjerët, por që gradualisht me kalimin e ditëve fillova të pëlqeja kamerën të komunikoja me të, fillova të mësohesha me pamjen time.

Më tej ajo ndalet dhe tej jeta e saj si nënë ku shprehet se mundohet ti përkushtohet dy fëmijëve të saj sa më shumë edhe pse një pjesë të mirë të ditës ja merr puna.

Jam nënë e dy fëmijëve një djali 13 vjeç dhe vajzës 9 vjeç. Mundohem të jem e përkushtuar dhe pse dihet që puna të merr kohën më të madhe të ditës, por fundjavave mundohem t’ia kushtoj atyre.

Nënë për herë të parë jam bërë 30 vjeçe. Eksperienca ishte e jashtëzakonshme dhe të qenurit nënë nuk më ka penguar asnjëherë të vazhdoj karrierën.

Fakti që kam dhe vjehrrën në shtëpi kjo më ka ndihmuar shumë dhe kam qenë më e lehtësuar për të vijuar punën dhe të mos shkëputesha prej saj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy