Mjeku Vasil Llajo që jeton në Greqi foli ditën e sotme nëpërmjet një lidhje ‘Skype’ me studion e lajmeve në MCN Tv për hepatitin akut që është përhapur në në Evropë dhe më gjerë. Llaja tha se është shqetësuese klinika e kësaj sëmundje dhe se nuk është zbuluar ende mënyra si transmetohet dhe shkaku pse po përhapet.
Rasti i parë në Greqi u konfirmua në spitalin e Larisës. Është përmirësuar. Përvec këtij rasti nuk ka të tjera për hepatitin akut në Greqi. Ndoshta raste të tjera të hepatit mund të ketë, por akut jo. Rreziku i hepatit është prezent, numri i rasteve nuk është i madh. Është shqetësuese klinika e tij që mund të shkojë deri në vdekje. Ka vetëm një vdekje deri më sot. 10% e rasteve në Angli i janë nënshtruar transplantit të mëlcisë. Rruga e transmetimit nuk është e qartë, pasi nuk është gjetur shkaku pse po përhapet. Rastet mes njëra-tjetrësa nuk ka pasur lidhjes. Një rast në Kanda, në Japoni, Izrael. OBSH e ka futur në situatë alarmi këtë lloj sëmundje.
Infektimi me këtë virus është i papërcaktuar. Një pjesë e rasteve është izoluar, më pak se 50%. Është akuzuar vaksina e Covid 19. Por fëmijët deri në 5 vjec nuk janë vaksinuar. Kështu që bie poshtë dhe kjo hipotezë.
Llaja tha se kjo sëmundje ka lokalizim në mëlçi dhe tha se nëse adenovirusi do të ishte shkaku atëherë do rrezikohej dhe Shqipëria por mjeku theksoi se kjo nuk është zbuluar ende.
Ka një lokalzim në mëlçi. Po të përjashtojmë traktik tretës e dyta quhet mëlçi.
Nga momenti kur nuk dimë kush është zinxhiri transmetues, nuk mund të gjykojmë nëse do preket Shqipëria. Nëse do ishte adenovirusi atëherë do thoshim po.
Transplanti është problem madhor. Kapacitete nuk ka as Shqipëria. Është problemi për të gjetur donator. Vetë teknika operatore është e vështirë. Të shpresojmë që nuk do tëkemi raste në Shqiëpëri dhe të mos kemi në të gjithë botën.
Shqetësimi më i madhë shtë klinika dhe jo rastet. Nuk dihet sa do agravojë. Mjekohen simptomat. Vështirësia është se nuk ka mjekim specifikiK, nuk e dimë cili nga këto rastet do të shkojë deri në transplant. Nga këto 200 raste, 1 vdekje dhe 10 transplante të tjerët kanë pasur shërim të plotë. Do kohën e vet dhe gjykimi post hepatit për të parë dëmtimet që lëna në mëlçi.



