
Sociologia Entela Binjaku në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar ngjarjen e rëndë në Kavajë ku 15 vjeçarja ka zbuluar te psikologu i shkollës abuzimin seksual nga babai e saj.
Ajo u shpreh se këto ngjarje janë ana e errët e jetës familjare dhe se shumë njerëz bashkëjetojnë me to gjatë të gjithë jetës së tyre.
Sipas saj kemi bërë një hap të vogël sa i përket denoncimit, por hallkat e tjera janë ende shumë të dobëta ose nuk funksionojnë fare.
Është gjithmonë më mirë të diskutosh për dramat e shoqërisë se sa ti mbash të mbyllura ato. Nuk duhet të heqim nga mendja se ka disa dukuri që ndodhin brenda shtëpisë që është shumë e vështirë të demaskohen dhe denoncohen ku hyn dhe incesti. Dhuna brenda familjes dhe marrëdhëniet seksuale brenda lidhjes së gjakut janë të vështira për tu mësuar dhe trajtuar se njerëzit hezitojnë shumë për ti ndarë ato me të tjerët.
Asnjëherë nuk mësojmë se si zhvillohet e përditshmja e tyre. Këto ngjarje janë ana e errët e jetës familjare, i mësojmë vetëm në raste kur denoncohen publikisht. Ne jemi rritur me edukatën që gjërat e familjes duhet ti mbajmë brenda shtëpisë dhe shumë njerëz bashkëjetojnë me këto ngjarje gjithë jetës së tyre.
E pyetur se sa mund të rehabilitohen këta persona dhe a mund të kalohet kjo traumë, Binjaku tha se duhet të ketë ekspertë në ndihmë të këtyre rasteve. Sipas saj shoqëëria duhet të edukohet dhe të jetë më e hapur.
Për fatin e keq në raste të tilla me një baba abuzues është jo vetëm rënqethëse të diskutosh por duhet forcë e madhe të përqendrohesh ndaj një sjellje të tillë të prindërit ndaj fëmijës. Denoncimi është një hap i vogël, por zinxhiri i rehabilitimit ka shumë hallka dhe tek ne janë ende shumë të vogla ose disa nuk funksionojnë siç duhet.
Fatmirësisht kjo vajzë e ka ndarë me një psikologe në shkollë atë që ajo po përjetonte sepse këtu duke dalë te specialisti ne kemi mungesë të madhe të tyre në muret e shkollës. Së dyti kjo hallkë dhe nëse është e ngritur mirë, ekziston ky punonjës, është e vështirë të ngrihet ajo marrëdhënie e besimit mes tij dhe nxënësve.
Pasojat janë shumë të rënda jo vetëm në identitetin gjinor, në vetëbesim, në plagë që i krijohen shpirtit të një fëmije nga prindi dhe nëse s’ka hallka shumë të mira të ekspertëve që i rrinë pranë derisa ai individë të mëkëmbet e kemi të vështirë të kuptojmë se si ai i kryhen detyrat e tij. Nëse në gjirin tonë ka vajza dhe gra të abuzuara nga prindi, bashkëshorti, është e udhës që ne të jemi më të hapur si shoqëri, më pranues, më mbështetës të bëjmë çfarë është e mundur që njerëzit të jenë psiqikisht të qetë sepse secili prej nesh në shoqëri ka një detyrë, një rol një status.
Tek i njëjti individë ka shumë hallka të lidhur me të dhe sa më i mirë të jetë aq më mirë shkon e përditshmja e tij. Mendoja se shoqëria kështu duhet ta kuptojë ndihmën të ndihmojë një njeri që ka një të shkuar të errët.



