Kikia: Një drejtësi e korruptuar lejon korruptimin e gjithë sistemit (VIDEO)

Kikia: Një drejtësi e korruptuar lejon korruptimin e gjithë sistemit (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN TV teksa komentoi mbi sistemin e drejtësisë deklaroi se falë ndikimit të ndërkombëtarëve drejtësia në vend u fut në  proces reformimi.

Ai tha se një drejtësi e korruptuar lejon korruptimin e gjithë sistemit, ndërsa shti se një ne jemi një popull që jemi përballur më premtime e deklarata nga vetë politikanët e korruptuar dhe gjithmonë e kemi parë veten më të korruptuar nga të njëjtët njerëz.

Ndër të tjera Kikia tha se kushdo që ka abuzuar duhet të japë llogari para drejtësisë, edhe pse deri tani ajo që kemi para me duar në pranga janë ish, siç është një ish-prokuror ose një ish ministër.

Intervista e plotë

1-Jeni kthyer në tmerrin e kriminelëve u tha ambasadorja Kim hetuesve të BKH-së dhe SPAK. A ndihet kjo frikë e kriminelëve? Emra “big” të botës së krimit në dyert e gjykatave nuk është se kemi parë…

Do ishte mirë të ishte kështu megjithatë duhet të pranojmë faktin se falë ndihmës së ndërkombëtarëve drejtësia në këtë vend u fut në një proces reformimi thellësisht ripërtëritje për të luftuar korrupsionin brenda drejtësisë që është dhe thembra e Akilit. Ajo lejoi korruptimin e çdo strukturë tjetër shtetërore të vetë politikës, krimit deri në gjirin ligjvënies në parlament. Një drejtësi e korruptuar lejon korruptimin e gjithë sistemit 360 gradë. Ne jemi një popull i abuzuar rëndë nga politika dhe qeveritë që kanë zgjedhur njëra pas tjetrës njëra më keq se tjetra të abuzojnë. Gjithmonë jemi përballur më premtime e deklarata nga vetë politikanët e korruptuar dhe gjithmonë e kanë parë vetën më të korruptuar nga të njëjtët njerëz.

2-Në të gjitha dosje të konsiderueshme të bujshme është krijuar perceptimi se nuk është goditur asnjëherë “koka”. Rasti i fundit është skandali i incineratorëve. A po rindërtojmë një drejtësi gjysmake?

Jo më kot thash atë që presim sepse janë shumë të larta dhe në këtë mënyrë dhe mundësia e zhgënjimit është më e madhe. Kushdo që ka abuzuar duhet të japë llogari por ne jemi mësuar të shohim deri tani vetëm ish,  prandaj do duhet jo vetë për model dhe shembull por korrupsioni është një fenomen që ushtrohet nga ata që e kanë pushtetin. Mbjellja e frikës duhet të jetë legjitime të mbillet frika e ligjit tek ata që vjedhin. Deri tani nuk kemi patur pranga në duar të njerëzve që janë në pushtet por kemi një ish prokuror të përgjithshëm dhe një ish-ministër mjedisi.

3-Diskutojmë edhe situatën politike. Pas pak pritet të fillojë protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur. E shihni këtë si protestë kundër Ballkanit të Hapur dhe qeverisë apo si një demonstrim force të Berishës në luftën për drejtimin e PD-së?

Në kohën kur Basha dhe Berisha nuk e kanë ndarë ende tashmë besoj të drejtën se kush do jetë drejtues legal i PD bashkë me të dhe trashëgimin e pronave dhe simbolet e PD, Berisha është duke u përpjekur të bëjë kolaudimin e foltores të pretenduar si PD nga ai por në fakt është një pjesë sepse pjesa tjetër është me Bashën. Për ta demonstruar këtë forcë është zgjedhur një protestë që lidhet me një protestë që qytetarët nuk janë shumë të informuar siç është procesi i Ballkanit të Hapur. Mund të ishte legjitime një protestë kundër presidentit serb ndaj qëndrimeve që mban ndaj Kosovës, pra do ishte e ligjshme që çdo udhëheqës serb që vinte në Tiranë të gjente një reagim qytetar, por nuk gjejnë atë por gjejnë një reagim politik. Ajo që po bën Berisha është ngacmimi i dellit të qytetarëve shqiptar.

4-Duket pak i paqartë  Lulzim Basha dhe ekipi i tij mbi pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Gazmend Bardhi thotë se po nxjerr emrat e pjesëmarrësve, por refuzon të tregojë listat. Deri ku mund të rezistojë Lulzim Basha në këtë përballje?

Kjo do ndaj atë qasje mes dy grupeve ose do ketë një shans për tu kthyer pas për të kuptuar se ku do shkojnë të dyja edhe pse duket se po shkojnë drejt fundit. Kuvendi i 11 ishte kuvend, transparenca e bërë mes dy vendeve nxjerr fitues atë të 11, u deklaruan emrat, etj. Basha bën të njëjtën gjë në 18, pala tjetër nuk quhet thotë jemi ne. Sot secila vetëquhet shumicë, është një situatë kaotike tragjikomike dhe mund të shkojë padyshim drejt fundit të saj historik sepse dy PD janë zero PD. Basha e ka humbur betejën e transparencës me numrin e delegatëve secilit i duhet nga një cop parti për të qenë kryetar po askush s’do mund të vi dot në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy