Zjarret/ Çako: Janë të qëllimshme shumica, bashkitë të mbajnë përgjegjësi (VIDEO)

Zjarret/ Çako: Janë të qëllimshme shumica, bashkitë të mbajnë përgjegjësi (VIDEO)

Situata e krijuar në vend nga zjarret e detyroi drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, të dalë në një deklaratë për mediat. Rastet e shumta të ditëve të fundit duket se nuk janë të gjitha për shkak të rritjes së temperaturave. Sipas Çakos, vetëm gjatë korrikut janë evidentuar 168 vatra zjarri, shumica e të cilave janë të qëllimshme.

Shkaqet e rënies së zjarreve natyrisht janë temperaturat e larta por nuk ka munguar neglizhenca, pakujdesia e banorëve të zonës dhe në shumë raste ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, për të cilët policia e shtetit po heton dhe gjej rastin ta inkurajoj për intensifikimin e punës për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarreve. Nga muaji janar deri në korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri”, tha Çako.

Në total, në gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë, duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Sa i takon rolit të pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate, Çako shfaqi rezerva.

Ndërkohë që disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve si me mjete ashtu dhe me njerëz disa prej tyre ende sot nuk po përdorin tërësinë e aseteve të deklaruara për çështje të mbrojtjes civile. Duhet të jetë e qartë nga të gjithë se mbrojtja civile nuk është thjesht një kompetencë e shtuar për to, por një detyrim dhe një përgjegjësi primare e tyre, për të cilat duhet të jenë të përgatitura me njerëz, mjete, strategji vendore, plane veprimi dhe buxhetim përkatës. Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor”, tha ai.

Çako u kujtoi bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy