Veliaj para Kushtetueses/ Zhabina: Nuk besoj se sot do të kemi një vendim. Edhe dekreti i Presidentit duhet të ishte pjesë e seancës (VIDEO)

Veliaj para Kushtetueses/ Zhabina: Nuk besoj se sot do të kemi një vendim. Edhe dekreti i Presidentit duhet të ishte pjesë e seancës (VIDEO)

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Po ashtu, gjykata do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të reja në kryeqytet.

Gazetari Xhevair Zhabina, për “MCN Live”, tha se me shumë gjasë sot, përveç debateve, nuk pritet të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk ka një përcaktim kohor se sa i duhet Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e bërë nga Presidenti, për shqyrtimin e dekretit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Presidenti ka kërkuar që të mos jetë pjesë e procesit, duke argumentuar se nuk është thirrur për pjesën që lidhet me dekretin, por interesi kryesor ka qenë argumentimi që lidhet me datën e zgjedhjeve.
Mendoj se edhe dekreti i Presidentit duhej të ishte pjesë e kësaj seance. 

Seanca pritet të jetë e gjatë dhe me debate të shumta, pasi çështjet kushtetuese të këtij lloji zakonisht zgjasin me orë të tëra.

Nuk mendoj se do të kemi një vendim gjatë ditës së sotme; mendoj se procesi do të shoqërohet me debate të shumta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy