Një helikopter me 6 persona në bord u rrëzua në Nju-Jork të dielën. Pesë pasagjerë mbetën të vdekur, ndërsa piloti ia doli të shpëtonte. Dy prej pasagjerëve vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë disa orë më pas në spital, bëri të ditur policia.
Piloti arriti të dilte nga mjeti dhe shpëtoi. Administrata Federale e Aviacionit tha se një mjet tip Eurocopter AS350 u rrëzua në veri të ishullit Roosevelt rreth orës 07:00 pasdite. Helikopteri ka rënë në ujë dhe zhytësve iu desh kohë deri sa arritën të nxirrnin personat që ndodheshin në të.
Policia e Nju-Jorkut bëri të ditur se mjeti i përkiste kompanisë “Liberty Helicopters”, një shërbim çarter për të vëzhguar pamjen e qytetit nga lart, dhe ishte në fluturim për një session fotografik.



