Anisa Zoto dhe Lorenc Balla janë një çift viral në TikTok, të cilët me videot që postojnë kanë rrëmbyer zemrat e ndjekësve të tyre.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ata tregojnë se gjithçka e nisën për qejf dhe se videot gazmore mes tyre ku Lorenci tregon se është “burri” kur në fakt përdoret nga gruaja morën komente shumë pozitive.
Ata treguan se si janë njohur dhe se si nga Greqia u zhvendosën në Angli. Lorenci tregoi se janë njohur në Athinë, ku Anisa punonte në një dyqan lodrash me motrën e tij.
Motra nuk e donte këtë lidhje fare se e njeh mirë vëllanë e saj. Nuk donte, se të dy ishim shumë të vegjël kur u njohëm.
Por me kalimin e kohës u bëmë shok, Anisa bënte shoqëri me motrën time dhe ndodhi natyrshëm. Ndihemi sikur jemi njohur dje.
Para se të ikja në Angli doja të hapja një fermë në Shqipëri, por nga disa biseda konkludova se nuk mund ta bëja. Më pas erdha në Angli.
Nga ana e saj Anisa tregon se kur e pa për herë të parë Lorencin nuk e ka pëlqyer fare, por me kalimin e kohës duke u njohur dhe mbledhur bashkë, filloi pëlqimi.
Kanë qenë gjëra natyrale të pafajshme, para 20 vitesh, tani kemi dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.
U larguam në Angli, se në vitin 2013 ishte faza e krizës ekonomike në Europë, por edhe në Greqi.
Lorenci kishte një restorant atje, ishte ok, po mendonim për zgjerimin e familjes. Kisha vëllanë në Angli, vajtëm njëherë, e provuam.
Patëm vështirësi, se në fillim vajta unë, pastaj bëmë bashkimin familjar. Për mua ishte shumë e vështirë përshtatja.
Se gjashtë muaj isha vetëm, më pas kur erdhi Lorenci ishte më ndryshe.
Duhet të gjeja punë, shtëpi, të bëja dokumentet që të vinte Lorenci sa më shpejt.
Distanca na e bëri më të fortë marrëdhënien, kuptuam që kudo të jemi do të jemi bashkë.
Unë punoj parukiere, kam hapur një parukeri timen, Lenci punon si shofer.
Videot i bëjmë kur na jepet mundësia, është si tip loje, argëtohemi.



