Lapaj fton të shtunën në protestë: Të gjithë nën flamurin kombëtar, jo partiak, kundër pushtetit të korruptuar

Lapaj fton të shtunën në protestë: Të gjithë nën flamurin kombëtar, jo partiak, kundër pushtetit të korruptuar

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e protestës së radhës, e cila do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj tha se protesta është kundër pushtetit të korruptuar dhe asaj që ai e cilësoi si “qeveri kriminale”, duke theksuar se një nga kërkesat kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ai ftoi qytetarët që të bashkohen rreth flamurit kombëtar dhe jo rreth flamujve partiakë. 

Kjo është një protestë qytetare, jo partiake. Të shtunën protestojmë masivisht para Kryeministrisë kundër hajdutërisë, kundër një pushteti që edhe kur vendi përmbytet nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kundër largimit të shqiptarëve nga atdheu. 

Në protestë nuk do të ketë flamuj partie, por vetëm flamurin kombëtar, ndërsa ftesa është e hapur për çdo subjekt, organizatë apo grup interesi që dëshiron të bashkohet pa sigla politike.

Secili nga ne nuk duhet të mendojë për partinë, por për Shqipërinë. 

Kjo protestë synon të shkojë në çdo familje shqiptare që ndjen pasojat e këtij pushteti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy