Ngjarja në Librazhd, Kikia: Media tregoi mungesë etike dhe profesionalizmi

Ngjarja në Librazhd, Kikia: Media tregoi mungesë etike dhe profesionalizmi

Gazetari Mentor Kikia në studion e 'Të Paekspozuarit' në MCN TV ka koemntuar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Libvrazh ku gruaja u kap mat nga familja e burrit duke tradhtuar.

Ai tha se mënyra se si e ka trajtuar media këtë ngjarje për të është mungesa e etikës dhe profesionalizmit. Sipas tij e gjithë historia u trajtua si sensacion për klikime.

Jam i prirur të bëj njëlloj diferencimi mes medias, në mesin e tyre që kam një masë kritike kishte njëlloj diferencimi ku mediat serioze nuk e trajtuan. Ishin mediat e rrjetit ato që u morën me çdo gjë. Vërtet është një çështje thellësisht private e një njeriu, por në atë shtëpinë në Librazhd dhe të kësaj gruaje përmblidhet e gjithë historia e Shqipërisë. Ky është vetë realiteti jonë, burra që emigrojnë me vite të tëra kur vijnë nuk mbajnë mend numrin e kalamajve, ky është rasti kur burojnë krime në shoqëri. Kjo është më e thellë se tradhtia e një gruaje. Problemi tjetër është drama e medias, mungesë etike dhe profesionalizmi. Kjo nuk u trajtua në plagën e madhe të shoqërisë shqiptare, por u trajtua si sensacion për klikime. Media nuk trajtoi dramën sociale por u turr pas klikimeve. Dimensioni i tretë është injoranca masive e shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy