
Komisioni i Ligjeve rrëzon vetëm me votat e mazhorancës dekretin e presidentit Meta për ligjin e Noterisë. Pro dekretit votoi LSI, pasi deputetët e PD u larguan. Sipas Deputetes Caka dhe Alibeajt, ligji për noterinë është klientelist. Kundër dekretit të Metës shprehet Euralius dhe Dhoma e noterëve.



