
Opozita në Komisionin e Sigurisë deklaron se tashmë është arritur marrëveshja e qeverisë me vendet e BE-së për të pranuar 600 mijë emigrantë. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë vizitës në Bruksel, është takuar me Komisionerin e BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, me të cilin kanë folur edhe për fluksin e refugjatëve që vjen nga Greqia.



