Parandalohet konflikti me armë zjarri/ Arrestohen tre persona në Tiranë

Parandalohet konflikti me armë zjarri/ Arrestohen tre persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka parandaluar një konflikt të nisur mes dy banorëve në fshatin Pezë Helmës, me ç’rast është parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Pezë Helmës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Prevention".   

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

- N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Moskallëzimi i krimit";

- I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri.   

Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy