Në Komisionin e Jashtëm po diskutohet ligji për minoritetet. Deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka kërkuar më shumë kohë për kalimin e ligjit.
Sipas, ish-ministres së Integrimit duhet të dëgjohet edhe Akademia e Shkencave për çështjen në fjalë.
“Duam më shumë kohë. Të dëgjojmë universitete, Akademinë e Shkencave, duhen akte nënligjore. Tërheq vëmendjen. Rendin e ditës ta vendosim bashkë si kryesi komisioni. Unë jam nënkryetare” u shpreh ajo.
Por Kodheli u shpreh se projektligji është votuar në parim nga Komisioni i Jashtëm.
“Ne e kemi votuar në parim projektligjin. Po. Mund ta bëjmë thjesht caktimin e rendit të ditës bashkë. Kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për ligjin. Bëj habi që është ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në fakt. Po si çdo gjë e re, do kohën e vet për t’u tretur”, u shpreh ajo.
Gjatë diskutimeve në sallë futet Bashkim Fino me vonesë, ndërsa Kodheli pas një batute tregon një histori, sikur e cilëson ajo të hershme.
Kodheli: Mirë se erdhe zoti Fino. Se me Bashkimin kam një histori të hershme e s’dua të jem më shumë subjektive se sa jam.
Fino: Ti nuk ke arritur kuorumin që flet kështu?
Kodheli: Ne kemi qenë në një klasë bashkë. Jemi shokë të mirë që prej vitit të largët '82. / Shqiptarja /



