Përmbytjet, Lika: Vitet e fundit qeveria e ka marrë lehtë situatën, problematikat janë të mbartura (VIDEO)

Përmbytjet, Lika: Vitet e fundit qeveria e ka marrë lehtë situatën, problematikat janë të mbartura (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se tragjedia ku humbën jetën dy persona ndodhi për dy ura që duhet të rregulloheshin.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Lika tha se problemet me të cilat po përballet banorët e Malësisë së Madhe janë të mbartura prej shumë vitesh dhe se qeveria është treguar e pakujdesur dhe e ka marrë lehtë situatën duke qenë se vitet e fundit nuk ka pasur përmbytje.

Siç jeni me dije në Malësinë e Madhe ka pasur dhe tragjedi, kemi humbur dy persona, babë e bir, gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet familjes. I kam bërë me dije problemet që janë në Malësinë e Madhe dhe në atë aks që për dy ura ndodhi kjo tragjedi. Shpresoj që interpelanca të bëhet sa më shpejt problem dhe të mos ketë tragjedi të tjera në të ardhmen. Situata që dje pas dreke është më e qetë, por priten reshje në vazhdim. Shpresoj të mos kemi gjerat që kaluam, zonat më problematike i kam bërë të ditura, ura e Kamicës dhe po ashtu fshati Flakë është i izoluar. Një problelem tjetër, në fshatin Polvar ka prurje të jashtëzakonshme, nuk është problem i sotshëm.

Këto janë probleme të hershme të mbetura, banorët i thonë me forcë, është pakujdesi e qeverisë pasi në vitet e fundin e kanë marrë lehtë situatën. Duke mos pasur përmbytje, por ja që ndodhi.

Kryeministri në këto momente duhet të jetë më pranë qytetarëve për situatën që është në qarkun e Shkodrës, Kjo nuk është histori e tanishme, nuk dua të lë pas as pjesën e opozitës. N.q.s do të jesh një qeveri e sukssshme duhet të merresh me gjëerat reale. Dua të bëhem palë bashkëpunuese se kështu mund të vesh në dilemë kryeministrin. Të dielën unë kalova në Shkodër, dhe aty ku u bllokuar qarkullimi. E dinim që ai aks do bllokohej, ishte një gjë që dihej dhe nuk morën asnjë masë.

Përsa i përket ndërtimeve, kryeministri nuk është e nevojshme të merren në këto moment. Nëse ndodhin në Tiranë, çfarë do të ndodhë në bashkitë e vogla. Bashkohem me kolegët në bashkitë e vogla ka aq shumë njerëz të punësuar që s’kanë asnjë efekt. Pse ndodhin. S’ka një menaxhim të mirë, një ekip të mirë. Kur ka fatkeqësi ne diskutojmë, por duhet t’i shohim gjërat në kohën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy