
Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë mëngjes në rrugën “Mustafa Matohiti”, në kryeqytet.
Kjo rrugë njihet ndryshe nga banorët edhe si “rrugica e Berishës” pasi në këtë zonë është edhe pallati ku jeton ish-kryeministri.
Burime policore bëjnë me dije se çanta e dyshimtë ndodhet në trotuar.
Pas njoftimit menjëherë policia, mbërriti në vendngjarje duke rrethuar zonën, ndërsa forcat xheniere kanë konstatuar se brenda saj nuk ka asnjë material të rrezikshëm dhe se ajo ishte bosh.
Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme. Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh.



