Trafiku, Caca: Në Tiranë qarkullojnë 360 mijë mjete, nuk funksionojnë nyjet

Trafiku, Caca: Në Tiranë qarkullojnë 360 mijë mjete, nuk funksionojnë nyjet

Gjergji Caca, arkitekt dhe urbanist, thotë se një nga shkaqet kryesore të trafikut në Tiranë është mosfunksionimi i nyjeve. Caca tha në studion e MCN Informacion se çdo qytetari të Tiranës, trafiku i merr në ditë dy orë kohë. 

 

Tirana për mua është mosprojektimi i nyjeve. Tirana është e destinuar të funksionojë me unaza. Janë rrathë koncentrikë. Normalisht duhet të shkarkojnë nga brenda-jashtë ose nga jashtë-brenda. Tani është liruar pak ajo pjesa për te spitali. Nga Xhamlliku te Zogu i Zi shkarkojnë vetëm te Rruga e Durrësit. Që nga ’90 e deri para dy vitesh ishin kështu sepse nuk kanë ku të shkojnë. 

 

Ka shumë rrugë që janë vetëm me një drejtim. Të gjitha rrugët paralele! Për mua është e mira të thuhen problematikat. Na ha dy orë minimumi trafiku. 

 

Ka një bravo të madhe kryetari i bashkisë që ka futur mendësinë për pedalimin. Por nuk është bërë asnjë hartë e saktë dhe e mirëllogaritur për biçikletat. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy