Turizmi në Porto Palermo, Meksi: Nuk promovohet trashëgimia kulturore, Kalaja 2500-vjeçare e Himarës nuk përmendet askund

Turizmi në Porto Palermo, Meksi: Nuk promovohet trashëgimia kulturore, Kalaja 2500-vjeçare e Himarës nuk përmendet askund

Nga Porto Palermo, avokati Redon Meksi tha se gjiret e kësaj zone janë zaptuar. Ndryshe nga një vit më parë, këto gjire nuk janë më të aksesueshme, gjë që sipas Meksit i bën ato shënjestër të invesitorëve strategjikë. Meksi tha se nuk ka asnjë promovim për trashëgiminë kulturore të kësaj zone. 

 

Është plazh i vogël. Por nga ana e kundërt e Porto Palermos, gjiret që kanë qenë plazhe publike janë zaptuar. Janë disa plazhe të vogla të bukura. Para dy vitesh, njëri prej tyre ka qenë publik, sivjet ka tabelën pronë private.  

 

Flitet në Himarë që ky gjiri i vogël është pronë e Himariotëve, por ka dalë pronë private. Janë zënë të gjitha gjiret. Një vit më parë ishin të lira, këtë vit janë të gjitha të zëna. Ti nuk futesh dot të plazhi se është pronë private. Është gjendje jo e bukur kur e sheh. 

 

Natyra këtu është tërheqëse, plazhet e virgjëra. Kur këto të zihen dhe të bëhen beton nuk do të ketë asgjë tërheqëse. Ajo që na la Perëndia po e shkatërron Rilindja përmes investitorëve strategjikë dhe pastaj flitet për lirimin e hapësirave publike. 

 

Duhet promovim i monumenteve të Kulturës. Në mes të Himarës është një shpellë që është betonizuar për t’u bërë parking. Kemi kalanë e Himarës me një histori 2500-vjeçare. Nuk reklamohet askund. Ka një kishë sipër në kala që është e 1050-s. Nuk shikohet askund në itineraret turistike. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy