Zjarri në pyllin me pisha dhe lisa në fshatin Ndërshen në njësinë administrative Orosh në bashkinë e Mirditës vijon të jetë aktiv dhe i është afruar tre banesave duke i rrezikuar ato.
Behet me dije se po vijon ndërhyrja nga autoritetet ndërkohë që zjarrfikëset dhe autoboti janë stacionuar pranë shtëpive.
Një helikopter po ndërhyn në shuarjen e vatrës pasi flakët janë 10-15 larg banesave.



