Studimi: Planeti Mars, para 3,8 miliardë viteve ka qenë i mbuluar nga akulli

Studimi: Planeti Mars, para 3,8 miliardë viteve ka qenë i mbuluar nga akulli

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “Nature Geoscience”, thotë se planeti Mars mund të ketë qenë gjithnjë i mbuluar nga akullnajat. Kjo sfidon teoritë e mëparshme se Marsi ishte i ngrohtë dhe i lagësht në atë kohë, i mbuluar në lumenj, oqeane dhe nën reshje të mëdha shiu.

Shkencëtarët thonë se kishte aq shumë akull para 3.8 miliardë viteve më parë saqë u krijuan lugina të mëdha, të cilat ende mund të shihen sot.

Në bazë të një algoritmi që shërben për studimin e erozionit tokësor, kërkuesit kanë analizuar mbi 10 mijë kanale, kanione, dhe lugina marsiane. Më pas të dhënat janë konfrontuar më struktura dhe kanale të arkipelagut arktik kanadez, veçanërisht me terrenin e ishullit Devon, një shkretëtirë polare që nga ekspertët e fushës konsiderohet si vend që paraqet analogji me realitetin e Marsit.

Ky krahasim paraqet ngjashmëri të mëdha kanë shpjeguar autorët e studimit dhe sipas tyre ato që më parë janë interpretuar si shtretër lumenjsh me ujë në gjendje të lëngshme, mund të jenë krijuar nga akujt. Megjithatë edhe sikur ky skenar i propozuar nga ky studim të ishte i vërtetë, kjo gjë nuk përjashton hipotezën që në planetin e kuq të ketë patur jetë, qoftë edhe në nivel mikrobik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy