
Dy mango nga prefektura Miyazaki në Japoninë jugperëndimore u blenë për 500 mijë jen në ankandin e parë të vitit, ose në një vlerë prej 3650 euro.
Shuma është dy herë e gjysmë më e lartë se ajo e paguar në vitin 2021, duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2019.
Dy frutat e kategorisë premium quhen “Taiyo no Tamago” ose “Vezët e diellit”, një dallim që karakterizon mangot me peshë të paktën 350 gramë, me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me rreth gjysmën e sipërfaqes së mbuluar me një nuancë të kuqe të ndezur.
Sipas Federatës lokale të Fermerëve, sezoni i mbledhjes për mangot premium pritet të arrijë kulmin midis fundit të prillit dhe fillimit të qershorit.
Përfaqësuesi i kooperativës JA Miyazaki i cili organizoi ankandin, Tomohiro Ishikawa, deklaroi se kultivuesit vendas po bëjnë përpjekje për të siguruar cilësi të shkëlqyera të frutave pavarësisht çmimeve të larta për sigurimin e lëndëve të para.



