Një pub dhe një restorant janë mbyllur për shkak të temperaturave të larta në Uells.
Pronari i barit “Pipeëorks” tha që nxehtësia ishte "e padurueshme" për stafin që punonte jashtë lokalit në Rhondda Cynon Taf.
Ndërkohë restoranti “Stone Crab” i cili ndodhet në bregdetin e Uellsit në Pembrokeshire gjithashtu është mbyllur duke thënë se "nuk mund të lejojë stafin të vazhdojë të vuajë në këtë mot të nxehtë".
E hëna ishte dita më e nxehtë e Uellsit për vitin 2021 pasi temperaturat arritën 30.9C në Cardiff.



