
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon masën e arrestit me burg për Arbër Çekaj, pronari i firmës "Arbri Garden" i cili porositi kontenierin me banane ku u gjetën 613 kg kokainë mbrëmjen e 27 shkurtit 2018.
Çekaj është porositësi i konteinerit me banane, ku u kap edhe kokaina e ardhur nga Kolumbia. Sipas prokurorisë, Arbër Çekaj dyshohet për përfshirje në trafikimin e lëndës narkotike.
Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia. Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë, pasi këtë vend udhëtonte shpesh.
Ndërkohë janë të arrestuar janë menaxheri dhe shoferi Donaldo Lushaj, 25 vjeç, Armando Pezaku, 25 vjeç.
Ndërsa vijojnë hetimet lidhur me ngarkesën me kokainë kolumbiane e cila u zbarkua në portin e Durrësit më 19 shkurt 2018.
Të tre kanë mohuar të kenë lidhje me ngarkesen me kokaine e cila u gjet në dyshemenë dopio të kontenierit.



