
Pas zyrtarizimit të largimit të tij nga skuadra e Juventusit, Gianluigi Buffon ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij. Mediat franceze kanë raportuar se gardiani italaian ka arritur akordin me gjigandët e PSG-së.
Drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar Buffonit një kontratë që do ta mbajë të lidhur për dy vite nga e cila pritet të përfitojë 8 milionë euro në sezon.
Por pavarsisht akordit firma ende nuk është nënshkruar pasi gjithçka mund të prishet nga masa disiplinore që UEFA mund të marrë ndaj Buffon pas atij gjesti antisportiv në ndeshjen kundër Real Madrid, pas akordimit të penalltisë që solli kualifikimin e madrilenëve.
Nëse UEFA vendos një masë të rëndë për 40-vjeçarin atëherë transferimi i tij tek Paris Saint Germain mund të dështojë pasi synimi i kalimit të Buffionit të skuadra franceze është tentativa për të fituar sërish trofeun e “Uefa Champions League”.



