Përshtatën agjencinë e sigurimeve për të shitur kokainë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Durrës

Përshtatën agjencinë e sigurimeve për të shitur kokainë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Durrës

Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa, vihen në pranga tre persona në Durrës.

Si rezultat i një hetimi disa javor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Ermand Bejdo, 37 vjeç, Edmond Mehmeti, 41 vjeç dhe Alen Gjyzeli, 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa, në doza.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash në lekë dhe në euro e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti që iu gjet shtetasit Alen Gjyzeli dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy