Marrëveshja në Abu Dhabi/ Meloni: Shqipëria do eksportojë energji në Itali përmes një linje nënujore

Marrëveshja në Abu Dhabi/ Meloni: Shqipëria do eksportojë energji në Itali përmes një linje nënujore

Në fjalën e mbajtur në Samitin e "Javës së Qëndrueshme" në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni bënë me dije nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e energjisë së gjelbër. 

Kryeministrja Meloni bëri me dije se një pjesë e energjisë do të eksportohet nga Shqipëria drejt Italisë përmes kabllojve nënujor në detin Adriatik. 

Jam jashtë mase e gëzuar, ashtu siç e shpalli Edi më parë, për të nënshkruar kuadrin e partneritetit strategjik, për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut. Është një angazhim jashtëmase i rëndësishëm për të prodhuar një ndërlidhje të re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri, dhe eksportimin e një pjese të saj në Itali, falë një kablloje nënujor në detin Adriatik”.

Rama e konsideroi një hap kyç për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në sektorin energjitik dhe për forcimin e pozicionit të saj në rajon. 

Përfitoj për t’ju informuar se sot shumë shpejt do nënshkruajmë një marrëveshje mjaft të rëndësishme, strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria për Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy