Nikolla sqaron para mediave debatin me Blushin: Kërkoj falje…

Nikolla sqaron para mediave debatin me Blushin: Kërkoj falje…

Pas debatit me deputetin Ben Blushi në sallën e Kuvendit, ministrja e Arsimit ka dalë para mediave për të sqaruar akuzat dhe kundërakuzat në foltore. Nikolla u kërkoi falje mësuesve dhe nxënësve për humbjen e qetësisë gjatë debatit dhe tha se do t’u shkojë deri në fund të gjitha pretendimeve të Blushit lidhur me punën e saj si ministre.

“Kërkoj ndjesë për mësuesit që panë Lindita Nikollën në një mungesë të qetësisë. Ishte e pamunudr t’i qëndroje një sulmi të paprecedent me gjuhë vulgare, duke nxjerrë nga goja të pavërteta. Është e patolerushme për një njeri që prej mishi dhe gjaku të ndiqet me gënjeshtra e mashtrime nga një njeri që ka qenë pjesë e PS-së. Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës për çdo gjë që tha Blushi për të parë se kush gënjen dhe si qëndron e vërteta”, tha ajo.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy